Tradicionalisht në Berat vizitori ka gjetur mikpritje të veçantë, përjetimin e një ambienti të këndshëm e shlodhës, rastin që të shijojë një kuzhinë karakteristike tradicionale të kombinuar me atë moderne, ku përfshihen ullinjtë e famshëm, mishi i qengjit dhe ai i gjelit të detit dhe verërat e prodhuara nga vreshtat rreth qytetit.

Kalaja e beratit >

Kështjella ose kalaja, siç quhet nga beratasit është ndërtuar mbi kodrën shkëmbore në formë trekëndëshi, me perimetër të mureve 1440 m, me 24 kulla e me dy porta. Me themelet e saj ilire, e rindërtuar disa herë në shekujt VI, XIII, XV dhe XIX ajo është sot jo vetëm një nga kështjellat më të mëdha të banuara, por edhe një arkiv i gurtë që ofron varietete stilesh dhe kontributesh të epokave të ndryshme : ilire, romako-bizantine, shqiptare e turke. Kështjella është pjesë e legjendës së vjetër e të bukur të Tomorit dhe Shpiragut.

Dimal >

Ne vitin 219 para Krishtit, Demeter Fari mbreti i Ardianeve, që më parë kishte qenë komandant i ushtrisë së Mbretëreshës Teuta, kishte vendosur një garnizon me Dimalin, e konsideruar si qytet që se merrte dot dora e armikut.

Vendbanimi antik i kalasë së Krotinës ndodhet në perëndim të malësisë së Shpiragut në komunën Cukalati, të rrethit të Beratit. Kjo kala e ka marrë emrin nga lagjja me të njëjtin emër e fshatit Allabmres, që shtrihet në pjesën jugperëndimore të kodrës. Kalaja e Krotinës ngrihet mbi një kodër të bukur, e cila fillon rrëzë faqes perëndimore të Shpiragut dhe vazhdon në krah të majtë të rrugës nacionale Berati–Fieri. Nga lindja dhe jugu kalaja kufizohet nga fshatrat Bistrovicë e Allambres dhe në anën veriore dhe perëndimore kodra zbret në një varg tarracash që arrijnë deri në luginën e përroit të Cukalatit.

Muzeu Etnografik ne Berat >

Muzeu Etnografik në Berat u përurua në vitin 1979. Në të përfshihet kultura popullore etnografike e trevës së Beratit, si edhe ajo e Shqipërisë së Jugut. Muzeu është vendosur në një godinë dykatëshe trishekullore, tipike e trevës beratase. Në katin e parë është ngritur një sallë në të cilën është imituar një rrugicë mesjetare me dyqane tradicionale në të dy anët e saj. Në këtë sallë është vendosur edhe pavijoni i lashtësisë. Po kështu, në katin e parë janë vendosur objekte që janë përdorur për përpunimin e ullirit. Në katin e dytë ndodhet çardaku i hapur për pritje miqsh. Në këtë kat ndodhen me radhë arkivi, tezgjahu, dhoma e pritjes e fshatit, kuzhina dhe dhoma e pritjes e qytetit. Në mjediset e jashtme të muzeut janë vendosur shumë objekte origjinale, masive dhe funksionale të kulturës sonë popullore.

Kisha e Shen Triadhes >

Kisha e Shën Triadhës –(Shek.13-14 ) . Është ndërtuar pranë mureve te dyta rrethuese të Kalasë. Dallohet për afreske të bukura bizantine dhe muret e saj janë ndërtuar duke përdorur teknikën e klausonazhit .

Xhamia e Kuqe >

Xhamia e Kuqe -( Shek. 15 ) –Xhamia është një ndër më të vjetrat në Shqipëri .Në fillimet e saj u shërbeu karvaneve që vinin nga Lindja në drejtim te Perëndimit dhe më vonë u shërbeu garnizoneve Turke.